Konkurs “Ndërgjegjësimi i të rinjve për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë.”

  • Thursday June 27th, 2019
Youth Competition Poster 1

Shoqata Dr Martin Schneider-Jacoby (MSJA) në bashkëpunim me Akademia e Integrimit Europian (AIEN) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) kanë kënaqësinë të shpallin Konkursin “Ndërgjegjësimi i të rinjve për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë.”

Ftojmë të rinj (15-29 vjeç) nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova të marrin pjesë duke dërguar një nga format e mëposhtme të aplikimit:

1. Ese/Artikull(deri në 1000 fjalë)
2. Fotografi (përfshirë një përshkrim të shkurtër ose citim)
3. Video (deri në 1 minutë kohëzgjatje)
4. Meme

Të gjitha materialet DUHET të jenë krijime origjinale të pjesëmarrësve në konkurs dhe nuk do të pranohen materiale të tjera si foto të marra nga interneti ose tekste të marra nga artikuj të ndryshëm. Të gjitha aplikimet DUHET të jenë në gjuhën angleze por mund të përfshijnë përkthim në gjuhën e kombëtare të aplikuesit. Materiali i prezantuar duhet të paraqesë një problem, i cili haset në shtetet/rajonet/qytetet respektive. Pjesëmarrësit inkurajohen të prezantojnë çështje mjedisore/klimatike të cilat përfshijnë territore ndërkufitare si psh. në Liqenin e Shkodrës, Mali i Sharrit, Buna-Bojana Delta, etj.

Dërgoni Aplikimin tuaj në adresën : info@aien.al

deri në 25 Korrik 2019

Suksese.