BËJU AKTIV

Ndërsa ne jemi ende një organizatë e re e themeluar në maj të vitit 2016, ne mirëpresim ndihmën në nivele të ndryshme. Ju mund të bëheni vullnetarë për ngjarjet tona të mahnitshme ose në një internship ose të dhuroni para ose materiale të tilla si dylbi. Informacione të mëtejshëm mundë të gjeni më poshtë.

Collecting Waste At Coastal Clean Up 2018 © Zenepa Lika
DUART TË MBËSHTETJES

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, të njoftoheni me një natyrë të mahnitshme, të takoni njerëz interesantë dhe të mbështetni punën tonë, jeni të mirëpritur ngrohtësisht të na kontaktoni për një pozicion vullnetarizmi. Ne jemi veçanërisht në kërkim të njerëzve që kanë këto përvoja:

  • Flisni të paktën dy nga gjuhët të cekura: Malazeze, Shqip, Anglisht, Gjerman
  • Përvoja e mëparshme me aktivizmin e komunitetit lokal
  • Interes i lartë për politikën në Mal të Zi
  • Interes i lartë për ruajtjen e natyrës

Përveç kësaj specialistët për sektorët e mëposhtëm janë të mirëpritur ngrohtësisht për të na mbështetur:

  • me përvojë në fotografi, xhirimesh dhe redaktimi (mundësisht me kamerën e vet)
  • me punë me fëmijët
  • në ornitologji dhe turne udhëzuese
  • në lobiim politik në Malin e Zi
  • në programet Adobe (InDesign, Premiere, Photoshop)
  • në programim të faqes (Backend dhe Frontend) në WordPress

Përveç kësaj, në raste të ndryshme ne kemi nevojë për mbështetje nga njerëz të përkushtuar. Sidomos për aktivitetet tona në Ditën vjetore të Pastrimit dhe Ditës së Zogjve Bregdetar dhe ekskursione të tjera të rregullta dhe ngjarje tjera.

DONACION

Për të organizuar edhe në të ardhmën aktivitete të mahnitshme dhe për të tërhequr vëmendjen, ne jemi kemi me të vërtetë nevojë për një buxhet të vogël por të mirë. Nëse dëshironi të na mbështesni dhe aktivitetet tona, ndjehuni të lirë të bëheni anëtar ose të bëni donacion në llogarinë bankare në vijim:

Emri: NU DRUSTVO DR MARTIN SCHNEIDER-JACOBY

Kombëtar
PIB: 11014020
Llogari Žiro: 530-25070-75
NLB Banka AD Podgorica

Ndërkombëtar
Swift: MNBAMEPG
IBAN: ME25530025120005491479

BËJU ANËTAR

Nëse e pëlqen atë që bëjmë, do të ishte mirë nëse bëhesh anëtar i ri ynë. Gjeni më poshtë aplikimin për anëtarësim. Tarifa e anëtarësimit është 20 euro në vit.

PAISJET TË NEVOJSHME

Sidomos për ngjarjet tona të rregullta në Kriporen e Ulqinit dhe Pastrimit Bregdetar, por edhe për punën tonë të përditshme ne kemi nevojë për pajisjet e mëposhtme:

Dylbi, kamera e mirë, rrota mbrojtëse për 13 biçikleta për Kriporen e Ulqinit