Peticion për Kriporen e Ulqinit
E ardhmja e biodiversitetit të pasur të Kripores së Ulqinit varet nga prodhimi i kripës. Prandaj rindërtimi i fabrikës që dikur ka punësuar 400 punëtorë do të sjellë jetë jo vetëm për zogjët, por edhe për njerëzit vendas, familjet e tyre si dhe për ekonominë kombëtare.
Për të lëvizur nga fjala tek veprat dhe për të siguruar të ardhmen për zogjtë dhe për popullin, Qeveria e Malit të Zi duhet të zgjidhë çështjen e pronësisë të Kripores së Ulqinit!
Çështja e pronësisë të Kripores së Ulqinit është një parakusht për mbrojtjen e saj!
Për kripë. Për zogjtë. Për njerëzit.
#savesalina
VËREJTJE:
Në menyrë që nënshkrimi juaj të vlerësohet, ju lusim që të shkruani numrin amëz (ID-numër) në hapsirën e përkushtuar. Informacioni juaj personal është i nevojshëm vetëm për të vërtetuar nënshkrimet e mbledhura dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera.
Historiku
Prodhimi i kripës në Ulqin daton që nga viti 1938 dhe ka punësuar deri 400 punëtorë në vit. Ashtu si shumë fabrika të tjera edhe Kriporja e Ulqinit u privatizua në vitin 2006 në mënyro jo-transparente, dhe me këtë filloi shkatërrimi sistematik të ish-gjigantit ekonomik. Korrja e fundit e kripës u organizua në vitin 2013, pas së cilës punëtorët u shkarkuan nga puna, familjet e tyre mbeten pa të ardhura, ekonomija lokale pa prodhim, zogjët pa strehë.
Domethënë, me ndalimin e prodhimit të kripës, e cila dikur me krenari u përfaqësonte si një produkt i dashurisë ndërmjet diellit dhe detit, si dhe largimi i punëtorëve të fundit që bërthenin thelbin e një sistemi kompleks të bashkëjetesës midis njeriut dhe zogjëve, filloj procesi i përkeqësimit përshpejtuar të pellgjeve dhe kanaleve të Kriporës përkatësisht të regjimit hidrologjik, dhe me këtë u nisi procesi i shkatërrimit të pasurisë së biodiversitetit unik në Evropë.
Ndërkohë përmes iniciativave të ndryshme, Kriporja e Ulqinit iu paraqit publikut ndërkombëtar dhe investitorëve si një kompleks turistik luksoz, me fusha golfi dhe marinë, si dhe lehtësira të tjera shoqëruese të turizmit elitar. Projekte të tilla nënkuptojnë zhdukjen e një prej habitateve më të rëndësishme të ligatinave në Mesdhe, shtëpi për 250 lloje zogjësh, pothuajse gjysma e të gjitha specieve të regjistruara në Evropë.
Nga të gjithë çështjet të lartëpërmendur, zgjidhja e çështjet të pronësisë është hapi i parë në angazhimin politik i Qeverisë së Malit të Zi për të mbrojtur këtë hapsirë, por edhe në të njëjtën kohë do të përgjigjet në pyetjen kryesore me interes për publikun e gjerë: a është paguar vlera reale për Kriporen e Ulqinit apo jo!