KRIPORJA E ULQINIT
Blue Sky At Ulcinj Salina © Zenepa Lika
MSJA PËR KRIPOREN E ULQINIT

MSJA po punon drejt mbrojtjes së Kripores së Ulqinit si një park natyror dhe në sensibilizimin e vëmendjes si ato vëndase, rajonalëve ashtu edhe turistëve për rëndësinë e saj për biodiversitetin dhe peizazhin madhështor. Gjeni më poshtë informacione mbi Kriporen, ashtu edhe linkun të  #SaveSalina peticionit, aktiviteteve të ndryshme dhe drejtimet. Ju  rekomandojmë ngrohtësisht një vizitë në Kriporen e Ulqinit!

PARAJSA E SHPENDËVE - KRIPORJA E ULQINIT

Kriporja e Ulqinit është një ligatinë e çmuar 15 km2 e madhe e vendosur në Ulqin. Mbi 80 vite këtu u prodhua kripa ku me ndihmën e pompave nga deti Adriatik u derdh uji i detit në pellgjet.  Nuk ishte vetëm një punëdhënës i madh për rreth 400 punëtorë, por është gjithashtu një habitat për qindra mijëra zogj gjatë vitit. Kriporja e Ulqinit është e rëndësishme për mbi 250 lloje të ndryshme të shpendëve.

MËNYRA E FUNKSIONIMIT

Procedura e fitimit të kripës së detit në Kriporen e Ulqinit është në harmoni me natyrën dhe njerëzit: Uji i detit u derdh në pellgjet të mëdha. Uji u evaporoj për shkak të diellit dhe erës, kripa mbeti dhe u korr me dorë. Kjo nuk ishte vetëm e mirë për njerëzit: Me ujin e detit që  dirdhej edhe peshqit dhe kafshë të tjera të vogla hynë në pellgjet e Kripores – një burim i pasur ushqimor për zogjtë dhe baza për një biodiversitet të begatë.

Solana kretanje vode
HISTORIA

Kriporja e Ulqinit është i bazuar në zonën e lagunës natyrore në deltën e Ada-Buna-Delta. Nga viti 1935 deri në vitin 2013 është prodhuar dhe mbledhur kripa. Në vitin 2013, prodhimi në Fabrikën e Kripores së Ulqinit u ndal për shkak të falimentimit. Që atëherë, nuk ngrumbullohet më kripë dhe të gjithë punëtorët kanë humbur vëndin e punës e tyre. Bentet dhe makinerija erodojnë, dhe degradimi i të gjithë hapësirës është i dukshëm.

In Old Times 60% Of Jugoslavia Were Delivered With Ulcinj Salt
#SAVESALINA FUSHATA

MSJA është pjesë e fushatës #SaveSalina dhe është aktive si partner lokal. Fushata synon n.tj. në mbrojtjen ligjore të Kripores së Ulqinit. Për momentin është ngritur peticioni ndërkombëtar për të nxitur qeverinë e Malit të Zi që më në fund të veprojë në mbrojtjen e Kripores.

NËNSHKRUAJE PETICIONIN
SaveSalina_logo
AKTIVITETET NË DHE RRETH KRIPORES SË ULQINIT

MSJA tashmë ka organizuar aktivitete të ndryshme në dhe rreth Kripores së Ulqinit. Zbuloni më shumë këtu.

(MN) The Making Of “putovanje Kroz Generacije –  Ulcinjska Solana: čuvajmo Lokalno!”

(MN) The making of "putovanje kroz generacije - Ulcinjska solana: čuvajmo lokalno!"

Këtë material mund ta lexoni në gjuhën "MN".

read more
Hartë Informative Rreth Kripores Së Ulqinit

Hartë informative rreth Kripores së Ulqinit

Info rreth Kripores së Ulqinit e përpiluar nga një vullnetare. Në shtator dhe tetor 2018…

read more
Knightsbridge School Nga Tivti Në Një Vizitë Të Kripores Së Ulqinit

Knightsbridge School nga Tivti në një vizitë të Kripores së Ulqinit

Ulqinit, 19. tetor 2018. Sot ishim me Knightbridge School nga Tivti në një vizitë të…

read more
Knightsbridge School Visit 19 October 2018 © MSJA
DOKUMENTARË

Shikoni dokumentarë interesante dhe tronditëse për Kriporen e Ulqinit Ulcin në seksionin tonë të videos.

Videos
LOKACIONI