VALDANOS

Valdanosi përfaqëson kompleksin unik dhe më të madh të ullirit në Mal të Zi, me rreth 80,000 pemë. Ky ullishte është monumenti më i madh i gjallë i kultivimit të ullirit në Adriatik dhe ka rreth 18,000 pemë ulliri me një moshë mesatare prej rreth 800 vjetësh. Edhe pse ligji malazez i vitit 1992 e vendos këtë vend nën mbrojtje të veçantë të shtetit, pemët e ullirit shkatërrohen për shkak të neglizhencës, duke rrezikuar kështu trashëgiminë natyrore dhe kulturore që e bën këtë zonë unike. Plazhi i Valdanos u shpall një monument natyror sipas ligjit të vitit 1968.

Dr. Martin Schneider-Jacoby propozoi ndërtimin e një shtegu për këmbësorë nga Valdanosi deri në qytetin e vjetër të Ulqinit.

“… një shëtitje përgjatë detit, pranë pemëve të ullinjve dhe makijës, nga Valdanosi unike deri në monumentin historik kulturor të kategorisë së parë, qyteti i vjetër i Ulqinit, është një shetitje ideale dhe një përvojë unike”

Dr Martin Schneider-Jacoby

Valdanos In Blue And Green © Www.leafandsea.net
LOKACIONI